DYLON

Një natë ku muzika, tradita dhe zemra shqiptare u bashkuan në një skenë

Një natë ku muzika, tradita dhe zemra shqiptare u bashkuan në një skenë
Avatar photo Redaksia

“Mbrëmë e përfunduam me sukses koncertin për nder të Festës së Flamurit, në mbështetje të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Një natë ku muzika, tradita dhe zemra shqiptare u bashkuan në një skenë. Faleminderit publikut për atmosferën e jashtëzakonshme”, thotë Afrim Haziri, drejtor i Ansamblit “Gjilani”

Ai tha se është momenti t’i falënderojmë të gjithë me radhë për punën dhe bashkëpunimin:

EkoHigjiena
  • Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
  • Komuna e Gjilanit
  • Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan
  • Teatri i Qytetit – Gjilan
  • Organizatorë i teatrit, Dhurim Ismaili Dajki
  • Të gjithë punëtorët e teatrit për punën e palodhshme
  • Udhëheqësi artistik dhe njëherit aranzhues i të gjitha këngëve, Prof.Burhan Azizi
  • Koreografët për vallet e bukura, Qemajl Musliu, Enis Ahmeti.
  • Xhirimi: Artfabe Produksion
  • Fotografia: Arlind F. Kqiku – Foto Fari
  • Skenografia: Sevdail Sherifi, Afrim Haziri, Enis. A Ahmeti
  • Ndriçimi: @Dj-Albani
  • Zërimi: ProSound BF

“Dhe natyrisht, të gjithë këngëtarët, orkestrën e mrekullueshme dhe valltarët. Mirënjohës për punën dhe përkushtimin e secilit prej jush.”, ka thënë Afrim Haziri, drejtor i Ansamblit “Gjilani”