Ramadani: Ndaj Ballkanit mund të vendos një moment, shpresoj që ai moment të jetë në anën tonë
Java e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll sjell ballafaqimin Drita – Ballkani, e trajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani tha se kundërshtari është një skuadër e fortë, por se skuadra e tij do ta jap maksimumin për të marr maksimumin e rezultatit.
Ai tha se ndeshja ndaj Ballkanit është një derbi i xhiros, pasi kanë përballë një ekip mjaftë cilësor, por se futbollistët e Dritës do të japin gjithçka nga vetja në fushë për ta arritur objektivin që është fitorja.
Ramadani tha se dëshiron ta mbajë ritmin e rezultateve pozitive dhe këtë e pret edhe në ballafaqimin me Ballkanin, një ndeshje kjo që, sipas tij, mund ta vendos një moment, duke shpresuar që ai moment të jetë në anën e Dritës, të fitohet loja dhe t’i marrin tre pikë të reja.
Përndryshe, ndeshja FC Drita – FC Ballkani zhvillohet nesër, e diel, në ora 13:00 Stadiumi Ndihmës te Rrethi. /2LONLINE/
