Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës, ky është parashikimi i motit për vikend ( 29 & 30 nëntor, 2025).
Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të përziera me borë, në viset e larta reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.
Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s. /2LONLINE/
