DYLON

FFK: Urime FC Drita, ju priftë e mbara edhe në ndeshjet e radhës!

FFK: Urime FC Drita, ju priftë e mbara edhe në ndeshjet e radhës!
Avatar photo Redaksia

“Urime futbollistëve, stafit dhe gjithë tifozëve të FC Drita për këtë fitore të madhe!”, thuhet në postimin e Federatës e Futbollit e Kosovës (FFK).

Ja postimi i plotë:

EkoHigjiena

Vjen fitorja e dytë për Drita FC në UEFA Conference League!

Skuadra jonë kampione vazhdon të shkruajë histori në arenën evropiane. Pas triumfit të parë ndaj Shelbourne, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita siguroi edhe një fitore të madhe, duke e mundur Shkëndijën e Tetovës, me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së katërt.

Goli i Arb Manajt e afron edhe më shumë kampionin tonë drejt objektivit historik, kalimit në fazën tjetër në UEFA Conference League, me 8 pikë në konto.

Atmosfera në “Fadil Vokrri” ishte madhështore dhe vëllazërore, pikërisht ashtu siç e meriton prag festa e shqiptarëve, 28 Nëntori.

Përkundër të ftohtit, “Intelektualët” dhe “Ballistët” dhuruan spektakël me koreografitë dhe këngët e tyre, shpesh edhe me një zë, shembull i paparë në ndeshje të tilla evropiane.

Urime futbollistëve, stafit dhe gjithë tifozëve të FC Drita për këtë fitore të madhe!

Mirënjohje edhe për futbollistët dhe tifozët e Shkëndijës për paraqitjen dinjitoze dhe korrektësinë maksimale. /2LONLINE/