Komuna e Vitisë nisi përgatitjet për shënimin e festës së 28 Nëntorit
Sot në Viti, u mbajt takimi i këshillit komunal për organizimin e manifestimit për nderë të festës së 28 nëntorit- Ditës së Flamurit.
Me këtë rast zv/kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka potencuar rëndësinë e organizimit dhe shënimit të kësaj dite festive.
Në këtë këshill organizativ pos përfaqësuesve komunal si anëtarë të saj kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Policisë së Kosovës, shoqërisë civile dhe të tjerë.
Gjatë këtij takimi ata u morën vesh për agjendën e paraparë me rastin e kësaj dite që pritet të publikohet së shpejti. /2LONLINE/
