DYLON

SC Gjilani ndali vetëm një pikë për vete nga ballafaqimi me Ferizajn

SC Gjilani ndali vetëm një pikë për vete nga ballafaqimi me Ferizajn
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani e Ferizaj luajtën baras 2:2, në ndeshjen e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll, duke arkëtuar vetëm nga një pikë.

Gjilanit i iku fitorja nga duart në minutat shtesë të takimit, pasi kundërshtari golin e barazimit e shënoi fare në fund të takimit. Skuadra gjilanase të dyja herët ishte në epërsi, por ja që në fund të takimit nuk mundi ta mbajë rezultatin dhe i mbetet të kënaqej vetëm me një pikë.

EkoHigjiena

Për skuadrën gjilanase golat i shënoi sulmuesi Senad Jaroviq (21; 62’), derisa për skuadrën mysafire i shënoi Jakup Berisha (45+’. 90+’)

Gjilani vazhdon të jetë në vendin e tetë, tani me 16 pikë.  /2LONLINE/