DYLON

Sot luhet ndeshja Gjilani – Ferizaj, gjilanasit kërkojnë fitore

Sot luhet ndeshja Gjilani – Ferizaj, gjilanasit kërkojnë fitore
Avatar photo Redaksia

Ndeshjet e Javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll sot vazhdojnë me tri ballafaqimet e radhës ndër to edhe ai që do të luhet në stadiumin ndihmës në Gjilan, në mes të Gjilanit dhe Ferizajt.

Prej se ka ardhur në krye të skuadrës trajneri Debatik Curri, skuadra e Gjilanit është në përpjekje të krijimit të stabilitetit në skuadër,  në kthimin  te rezultatet pozitive dhe tentativës për tu larguar nga pjesa e poshtme e tabelës dhe ngjitur në pjesën e sipërme, atje ku skuadra, në bazë të potencialit që e ka, pretendon ta ketë vendin.

EkoHigjiena

 Andaj, kjo skuadre edhe në ballafaqimin e sotëm, hyn për fitore dhe tri pikë të plota, si alternativë të  vetme dhe në këtë drejtim, trajneri i skuadrës “kuq e bardh”, Debatik Curri ka kërkuar nga klubi ta dëshmojë potencialin që ka, e për këtë duhet angazhim maksimal nga çdo lojtar që do të futet në fushë por edhe përkrahje nga “lojtari i dymbëdhjetë”, “skifterat” dhe publiku gjilanas në përgjithësi, nga tribunat e stadiumit, transmeton 2LONLINE.com.

Aktualisht Gjilani ka 15 pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë të tabelës së klasifikimit.

Përndryshe, sot zhvillohen edhe ndeshjet: Dukagjini – Drenica dhe Ballkani – Llapi.

Derisa dje, janë zhvilluar dy takime të kësaj jave e të cilat, që të dyja përfunduan me fitore të skuadrave mysafire: Prishtina e Re – Drita 0:2 dhe Prishtina – Malisheva poashtu 0:2.  /2LONLINE/