Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, tri të tjerat luhen nesër
Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot me dy ballafaqimet e javës së 14-të, derisa tri ndeshjet e tjera të kësaj jave, zhvillohen të dielën.
Sot zhvillohen ndeshjet: Prishtina e Re – Drita (13:00) dhe Prishtina – Malisheva (18:00).
Kur, jemi te ndeshja që e luan Drita, kryetrajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani ka thënë se janë të përgatitur dhe kanë për qëllim si gjithnjë fitoren dhe trepikëshin, përndryshe cdo rezultat tjetre do të ishte negative për skuadrën bardh e kaltër.
Ai bëri me dije se për këtë ndeshje do të mungojë Manaj, por edhe Faton Maloku, por është mirë se janë kthyer Tusha, Balaj dhe Blerim Krasniqi.
Përndryshe, kur jemi te java e 14-të, kujtojmë se përveq dy ndeshjeve të ditës së sotme, të dielën zhvillohen ehde ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, ku takohen: Gjilani – Ferizaj, Dukagjini – Drenica dhe Ballkani-Llapi. /2LONLINE/
