DYLON

Moti këtë vikend kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Moti këtë vikend kryesisht i vranët dhe me reshje shiu
Avatar photo Redaksia

Ja parashikimi i motit për këtë vikend, më  22 dhe 23 nëntor, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

EkoHigjiena

Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Për shkak të uljes së temperaturave në viset malore parashihet të bie borë. Reshjet e borës mund të përhapen edhe në disa zona mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /2LONLINE/