DYLON

Policia: Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!

Policia: Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

“Uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve”.

EkoHigjiena

Poashtu, apel këmbësorëve, përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.

“Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës”, thuhet në apelin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. /2LONLINE/