Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja, 1-4 m/s. /2LONLINE/
