Të shtunën, gjysmëfinalja e madhe!
KV Drita, këtë të shtune nga ora 15:00, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, luan gjysmëfinalen e Kupës së Federatës së Volejbollit, kundër KV Ferizaj.
Drejtuesit e klubit ‘bardh e kaltër”, vlerësojnë se do të jetë një duel i fortë, një ndeshje ku vendoset gjithçka dhe fituesi siguron biletën për finalen e madhe të së dielës!
“Ekipi ynë është i gatshëm, i motivuar dhe i përqendruar maksimalisht për të kërkuar finalen. Le të tregojmë edhe një herë shpirtin garues të Dritës dhe synimin tonë për trofe”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas. /2LONLINE/
