Dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita – Shkëndija
Drejtuesit e klubit FC Drita kanë bërë me dije se ka filluar shitja e biletave për, siç është thënë, superderbin shqiptar Drita vs Shkendija, ballafaqim ky në fazën e ligës të UEFA Conference League!
“Të nderuar tifozë, ju njoftojmë se nga sot ka nisur zyrtarisht shitja e biletave ONLINE për ndeshjen më të madhe shqiptare ne nivel të garave europiane. Kjo sfidë pritet të jetë një festë e vërtetë për futbollin shqiptar andaj mos e humbisni këtë mundësi, ejani dhe përkrahni klubin tuaj të zemrës”, thuhet në njoftimin e kljubit “bardh e kaltër”.
Bëhet e ditur se “Intelektualët” do të vendosen në Tribunën Veriore, ndërsa tifozët e Shkëndijës nga Tetova do të vendosen në Tribunën Jugore.
“Mos prit gjatë! Siguro bileten tënde dhe bëhu pjesë e kësaj ndeshje të madhe shqiptare në nivelin më të lartë të garave europiane, në UEFA Conference League. Festat e Nëntorit këtë vit do të jenë më ndryshe me dy ekipet emblematike shqiptare”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/
Klikoni në linkun: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do…
