DYLON

Për momentin për shkaqe sigurie Policia e Kosovës e ka ndalua lëvizjen e automjeteve në aksin rrugor Ranillug – Dobërçan

Për momentin për shkaqe sigurie Policia e Kosovës e ka ndalua lëvizjen e automjeteve në aksin rrugor Ranillug – Dobërçan
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, Përgjegjës i Zyrës për Informim i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se rruga kryesore Gjilan-Crep, pranë fshatit Ranilug është bllokuar plotësisht për shkak të reshjeve të pandërprerë të shiut ku uji ka dalë nga shtrati i lumit Morava, duke pamundësuar lëvizjen e mjeteve në qarkullim të trafikut.

“Për momentin për shkaqe sigurie Policia e Kosovës e ka ndalua lëvizjen e automjeteve në aksin rrugor Ranillug – Dobërçan duke ridrejtuar qarkullimin automjeteve në drejtim të Ropotovës – Vali Ranch- Përlepnicë dhe Gjilan”, ka thënë Ismet Hashani. /2LONLINE/

EkoHigjiena