Apel i Policisë: Kujdes të shtuar gjatë ngasjes kur ka të reshura të shiut dhe rrugë të mbuluara me ujë!
Policia e Kosovës ka apeluar: Kujdes të shtuar gjatë ngasjes kur ka të reshura të shiut dhe rrugë të mbuluara me ujë!
Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë. /2LONLINE/
