Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-4m/s. /2LONLINE/
