Futbolli i Kosovës nga “lloqi” i arave të viteve ‘90, sot po shkruan historinë e re të tij
Futbolli i Kosovës nga “lloqi” i arave te viteve ‘90, sot po shkruan historinë e re të tij.
Shkruan: Sylejman Ismajli
Pas fitores ndaj Sllovenisë, Kombëtarja Dardane siguroi fazën Play Off drejt Kampionatit Botëror ne SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Gëzimi, lotët dhe emocionet e futbollisteve tanë e bënë krenar gjithë kombin. Jemi edhe një hap afër ëndrrës se madhe, Botërorit.
Kosova nisi nga zero para vetëm 9 viteve. Vetëm entuziazmi na mbante gjallë, por dalëngadalë u ndërtua një kombëtare qe sot i bën shumë shtete ta kenë zili.
Në këtë rrugëtim, një rol te madh ka pasur edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi. Pavarësisht fyerjeve, sulmeve dhe paragjykimeve te shumta nga gazetare e analiste, ai vazhdoi me profesionalizëm dhe vizion.
Edhe ardhja e trajnerit gjerman Franco Foda u prit me kritika e dyshime, por puna e tij u pa në fushë: rinovim i kombëtares, afrimi i talentëve të rinj, përfshirja e lojtareve nga Superliga… dhe sot jemi në Play Off.
Nuk mund të mohohet se ky sukses është i gjithë stafit të FFK-së, që ka punuar pa u ndalur si dhe futbollistëve tanë të talentuar që po dëshmohen çdo ditë e me shumë. Ky është rezultat i një punë të përbashkët, i një vizioni të qartë dhe i një besimi të pathyeshëm në Kombëtaren tonë.
Vizioni, durimi dhe largpamësia e Agim Ademit po shpërblehen. Sot, kur kemi arritur këtë fazë suksesi, shumë kush hesht ndoshta të habitur nga rezultatet.
Por, për të, këto nuk janë befasi. Janë rezultat i punës.
Dhe për ata që nuk lanë gjë pa thënë e pa shkruar kundër tij, ndoshta është koha të kërkojnë falje!
