Menaxhmenti i Spitalit të Gjilanit priti në takim Major Sadettin Bal dhe ekipin e tij
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr.Afrim Cana iu dëshiroi mirëseardhje përfaqësueseve të KFOR-it Turk duke i falënderuar për kontributin e dhënë në Shëndetësinë e Republikës së Kosovës e në veçanti në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
“Pranimi i donacionit nga KFOR-i Turk i tri makinave për Lavanderinë e Spitalit sigurisht se rrisin kapacitetet dhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe atyre ndihmëse teknike duke marr parasysh shumë faktor në shërbimet tona 24/7, gjithashtu ky donacion forcon bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, ka thënë Cana..
Major Sadettin Bal theksoi se janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë me Spitalin e Gjilanit, ky donacion do të rrit kapacitetet në shërbimin teknik përkatësisht në Lavanderinë e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan.
Ai shtoi se bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë edhe më tutje me institucionet shëndetësore dhe ato arsimore.
Pjesë e diskutimit ishte edhe shkëmbimi i përvojave të ndryshme të cilat ndihmojnë shumë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. /2LONLINE/
