DYLON

Alban Hyseni: Zhegra, Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!

Alban Hyseni: Zhegra, Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
Avatar photo Redaksia

/Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/

***

Zhegra legjendare është BASHKË me ekipin e fitores!

Banorët e Zhegrës sonte u rreshtuan drejt e fuqishëm me fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Energjia dhe entuziazmi i këtij vendi është dëshmia më fantastike se nesër e konfirmojmë qeverisjen tonë.

Faleminderit me zemër, Zhegra jonë!

***

Banorët e këtij fshati na e konfirmuan përkrahjen e jashtëzakonshme në ditën e fundit të fushatës, duke na treguar se janë me zemër me qeverisjen tonë të mirë.

Nesër mbrëma do të festojmë BASHKË për Gjilanin tonë!

“Rruga e Prishtinës”

***

“Rruga e Prishtinës” është e bashkuar!

Banorët e kësaj lagjeje janë fuqishëm me Lëvizjen, të vendosur për projekte të mëdha, siç është projekti milionësh FLOWS, që do t’i japë fund problemit me ujë.

Fitorja e madhe po vjen dhe nesër e vulosim BASHKË!


***

Bashkë me miken time, znj. Shpresa Orana-Sejdiu, sot patëm një takim shumë të veçantë me personat me dëgjim të kufizuar në qytet.
Me ta kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm edhe gjatë mandatit të parë, e sot diskutuam për hapat që do t’i bëjmë për t’ua lehtësuar sfidat në mandatin që po vjen.
Do të angazhohemi të gjithë edhe më fuqishëm që secili të ndihet i barabartë dhe i përfshirë.