Superliga rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 13-të
Superliga e Kosovës në Futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 13-të, ku të shtunën janë paraparë dy duele, dy të tjera të dielën, derisa ndeshja Drita- Prishtina është shtyrë në afat të pacaktuar, për shkak se dy futbollistët e Dritës janë ftuar në përfaqësueset e tyre kombëtare për ndeshjet e nëntorit.
Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa Ibrahim Salifu është ftuar nga Kombëtarja e Beninit.
Përndryshe, sot zhvillohen dy ndeshje: Drenica – Ballkani dhe Llapi – Prishtina e Re, derisa të dielën kemi ballafaqimet: Malisheva – Gjilani dhe Ferizaj – Dukagjini.
Ballafaqimet nisin nga ora 13:00.
Kur jemi te skuadrat gjilanase, kujtojmë se Drita është e treta në tabelë me 20 pikë dhe Gjilani në pozitën e nëntë me 12 pikë. /2LONLINE/
