DYLON

Ja parashikimi i motit për këtë vikend

Ja parashikimi i motit për këtë vikend
Avatar photo Redaksia

Parashikimi i motit për vikend ( 8 & 9 nëntor, 2025), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s, njofton IHMK.  /2LONLINE/