Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 433 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 51 aksidente trafiku, prej tyre, 17 me lëndime dhe 34 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 29 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
