Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit
/Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/
***
Përgjatë vizitave në terren u ndalëm te kompania “Vëllezërit Aliu”, që prej vitesh njihet për profesionalizmin në projektim, ndërtim dhe instalime elektrike e hidraulike.
Me drejtuesit e kompanisë biseduam për punën e tyre të përditshme, sfidat dhe angazhimin që po tregojnë në çdo projekt për të ndërtuar një Gjilan më funksional e modern.
Bizneset e Gjilanit po zhvillohen dhe po e forcojnë çdo ditë ekonominë lokale me përkushtim, inovacion dhe vlera pune.
***
Sot e vizitova doktorin e mirënjohur të qytetit tonë, Xhevat Demirin, një personalitet me histori të jashtëzakonshme shërbimi.
Ai është angazhuar prej viteve të hershme, si në rrafshin e profesionit, ashtu edhe në aktivitetet për lirinë e Kosovës. Gjatë luftës, me shumë kolegë të tjerë, ka përgatitur kuadro mjekësorë për ndihmë në front dhe ka qenë vetë pjesë e strukturave shëndetësore në zonën e Karadakut.
Bisedat me dr. Xhevatin janë gjithmonë të frytshme dhe të këndshme, andaj e falënderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe për kontributin e çmuar që ka dhënë ndër vite në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.
***
Në kuadër të vizitave te bizneset lokale, pata kënaqësinë të jem në Toska Electronics, kompani me 25 vjet përvojë pune në tregun e pajisjeve elektroshtëpiake.
Kjo kompani është një nga adresat më të besueshme në Gjilan, duke ofruar shitje, transport dhe mbështetje me disa prej brendeve më të mëdha evropiane e botërore.
Biznese të tilla në Gjilan janë storie suksesi që me punë dhe përkushtim kanë arritur majat e sukesit.