Policia e Gjilanit zhvillon takim me banorët e Dobërçanit për rritjen e sigurisë në komunitet
Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Policimit në Bashkësi, Zyrtar Policor (policët të lagjes)nga Njësia Sektoriale dhe Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan, kanë mbajtur një takim me banorët e fshatit Doberçan.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë bashkëbisedimi për çështjet që lidhen me sigurinë publike,si dhe identifikimi i kërkesave, shqetësimeve dhe nevojave të komunitetit, me qëllim që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të arrihet zgjidhja e tyre në mënyrë efikase.
Gjatë takimit, banorët kanë mirëpritur këtë takim, duke vlerësuar lart angazhimin e tyre për vazhdim të bashkëpunimit me komunitetin dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë. Ata gjithashtu kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në zbatimin e projekteve që ndikojnë pozitivisht në rritjen e sigurisë në fshatin e tyre.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar që përmes aktiviteteve të tilla të forcojë partneritetin me qytetarët dhe të vazhdojë zbatimin e praktikave të policimit në bashkësinë të gjithë zonën e përgjegjësisë. /2LONLINE/
