DYLON

Mbi 2 mijë tiketa gjobitëse brenda 24 orëve të fundit

Mbi 2 mijë tiketa gjobitëse brenda 24 orëve të fundit
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 76 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 65 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 19 me lëndime dhe 45 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 21 persona, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fushë Kosovë / 03.11.2025 – 17:35. Raportohet se në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklisti mashkull shtetas i huaj dhe viktimës mashkull kosovar (këmbësor). Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.