Sonte në Teatrin e Gjilanit jepet premiera e shfaqjes “Public Eye”
Të hënën më 3 nëntor, ora 20:00h n’Teatrin e Gjilanit jepet premiera e shfaqjes “Public Eye” nga Peter Shaffer, regjia Shkelzen Berisha. (repriza, të martën)
Luajnë: Ali Demi, Djellza Dema, Art Pasha.
Për shfaqjen:
Një martesë që s’është aq e shenjtë sa duket.
Një detektiv që ndoshta s’është njeri.
Në këtë interpretim regjisorial, ai bëhet figura e “dreqit” – alegoria e dyshimit, e asaj zyre të brendshme që na shtyn të shohim gjithçka përmes syrit të frikës.
Dashuri, xhelozi dhe pak… hetim.
Në “Public Eye”, detektivi është më shumë se profesionist – është dreqi vetë.
Ai që i shuan iluzionet, i ndez dyshimet dhe i kthen sekretet në art.
Shfaqja është produksion nga Ali Demi, përkrahur nga Ministria e Kulturës.
Teatri i Qytetit të Gjilani bënë me dije se: Për bileta, në 044 222 525 ose drejtpërdrejt në Teatër. /2LONLINE/
