DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 597 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 597 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 24.10.2025 – 30.10.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e nëntëmbëdhjetë e shtatë (1597) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

EkoHigjiena

Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    

Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e shtatë (47) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, rikujton të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit, thuhet në njofitmi ne policisë. /2LONLINE/