Apel për vozitësit, kujdes të shtuar në trafik!
Përgjegjës i Zyrës për Informim i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashani ka treguar për një rast të një aksidentit ku ka pësuar lëndime të rënda një punëtor i Eco Higjienës, duke apeluar te vozitësit që të tregojnë kujdes të madh, t’i respektojnë rregullat e trafikut, që të mos vije deri te aksidentet.
Ai ka kërkuar kujdes të shtuar nga vozitësit e automjeteve, veçmas kur në rrugë ka automjete të tjera që kryejnë punë, si në këtë rast të kompanisë për grumbullimin e mbeturinave, por edhe kujdes dhe respektim të të gjitha automjeteve që kanë të drejtën e përdorimit të dritave rotative, apo sinjalizuesve zanor dhe sinjalizuesve të tjerë, krejt kjo me qëllim që të shmangen aksidentet në trafik. /2LONLINE/
Për më tepër video:
