DYLON

Një çerek shekull jetë të subjektit tonë politik

Një çerek shekull jetë të subjektit tonë politik
Avatar photo Redaksia

Shefik Surdulli

Të dashur aktivistë, anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

EkoHigjiena

Sot shënojmë 26 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, një çerek shekull jetë të subjektit tonë politik. me prejardhje çlirimtare e shtetndërtuese – avangardë e të gjitha proceseve politike, prosperuese – jetike për Kosovën e lirë, pavarësinë e saj dhe shtetndërtimin!

Me respekt ti kujtojmë, ti nderojmë e ti falënderojmë, në plan të parë themeluesit, përkatësisht ish drejtuesit e saj: z.Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët, padrejtësisht ndodhën në paraburgim në “Hagë”; si dhe të gjithë ata me të cilët filluam kte rrugëtim, që me një angazhim e përkushtim të pashembullt e ngritëm PDK-në aty në piedestalin e saj politik-triumfues, për t’i dhënë zhvillim Komunës sonë dhe mirëqenie qytetarëve tanë.

Faleminderit që jeni pranë nesh!
Gëzuar!

Me konsideratë të lartë,
i juaji:
| Shefik Surdulli, njëri nga themeluesit e PDK-së, dega në Gjilan.