Haradinaj gjithmonë ka mbështetur rininë – Jon Veseli merr përkrahje nga lideri i partisë
Jon Veseli, kandidati i AAK-së për Asamblenë Komunale të Gjilanit ka marrë mbështetje të plotë nga lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.
Veseli është shprehur mirënjohës për përkrahjen e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale – nr. 8 në listë, duke theksuar se Haradinaj ka qenë gjithmonë krah rinisë.
“Unë besoj te energjia e të rinjve, përkushtimi dhe vizioni për një Gjilan më të zhvilluar e më transparent. Me kryetarin Nazim Gagica dhe ekipin fitues të AAK-së, jemi gati për ndryshimin që qyteti ynë meriton”, ka deklaruar Jon Veseli.
Ai ka ftuar qytetarët gjilanas që më 12 tetor ta votojnë AAK-në me numrin 174 dhe të përkrahin kandidaturën e tij me numrin 8 në listën për Asamble.