DYLON

Musliu: Të gjithë ata që përfaqësojnë të kaluarën e dështuar poltike u bashkuan sërish në Kuvend!

Musliu: Të gjithë ata që përfaqësojnë të kaluarën e dështuar poltike u bashkuan sërish në Kuvend!
Avatar photo Redaksia

“Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, LDK dhe PDK u bënë sërish bashkë si gjithmonë, jo për të ndihmuar qytetin, por për ta bllokuar prap buxhetin,ata nuk e votuan buxhetin për vitin 2026, mbi 42 milionë euro, bashkë me vlerësimet e hershme për 2027–2028”, thotë Arbër Musliu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes.

Sipas tij, kjo nuk është befasi, pasi vitin e kaluar, buxhetin e 2025 afër 40 milion, e mbajtën peng nga shtatori i 2024 deri në mars të vitit 2025 dhe ende sot nuk kemi buxhet, duke dëshmuar se strategjia e tyre është e qartë, të vonojnë, të pengojnë, të ndalin çdo projekt në qytet.

EkoHigjiena

“Qëllimi i tyre nuk është qyteti, është pushteti”, ka thënë Arbër Musliu. /2LONLINE/