DYLON

Ismajli: Kudo mbështetje e fuqishme për mua si kandidat për kryetar dhe për bashkëqeverisjen e ardhshme me qytetarët

Ismajli: Kudo mbështetje e fuqishme për mua si kandidat për kryetar dhe për bashkëqeverisjen e ardhshme me qytetarët
Avatar photo Redaksia

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Me kënaqësi ju njoftoj për takimin e radhës me njerëz fantastik,

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, z. Fatgzon (Salih) Kqiku organizoi një tubim të veçantë me familjarë, miq e dashamirë, për të shprehur mbështetjen e fuqishme për mua si kandidat për kryetar dhe për bashkëqeverisjen e ardhshme me qytetarët.

Mikpritja, pjesëmarrja e madhe dhe vullneti i jashtëzakonshëm janë dëshmia më e fortë se fitorja jonë është pranë.

Ky rrugëtim po ndërtohet bashkë me njerëzit, me qytetarët, me profesionistët dhe me secilin që e do të ardhmen e këtij qyteti.

Gjilani ka nevojë për njerëz të ndershëm e profesionistë që ia kthejnë dinjitetin qytetarëve të tij.

Dhe këtë dinjitet e këtë shpresë do ta rikthejmë bashkë, duke e vendosur në duart e qytetarëve.

Mbështetja e dhënë nga z. Fatgzon Kqiku, me familjarë, miq e dashamirë, është dëshmi e besimit që gëzoj si kandidat në mesin e qytetarëve dhe një shtytje e fuqishme drejt fitores më 12 tetor.

Faleminderit, Fatgzon (Salih) Kqiku për organizimin dhe mikpritjen e jashtëzakonshme!

Faleminderit edhe të gjithë pjesëmarrësve për mbështetjen e tyre të sinqertë e të fuqishme.

Ky vullnet është frymëzimi ynë i përbashkët për çdo hap që do ta bëjmë së bashku.

Shihemi në fitore!

Bashkë, ecim drejt fitores!