DYLON

Arbër Ismajli: Bashkë do ta kthejmë komunën tonë në rrugën e zhvillimit dhe të punës për Gjilanin e ri

Arbër Ismajli: Bashkë do ta kthejmë komunën tonë në rrugën e zhvillimit dhe të punës për Gjilanin e ri
Avatar photo Redaksia

Bashkë me Kryetarin e Degës, njëherit deputetin e Kuvendit të Republikës, Lutfi Haziri, deputeten e Kuvendit të Republikës, prof. Hykmete Bajrami, kandidatët për Kuvendin Komunal Arbër Hasani dhe Djellza Ademi, ishim në takim me qytetarët e Pogragjës, Llovcës, Bilinicës, Kokajve, Sllubicës dhe Stubllinës”, ka bërë me dije Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Ai tha se në këtë takim të ngrohtë me bashkëqytetarët tanë, morën mbështetjen e fuqishme për ndryshimin e madh të mentalitetit qeverisës në vend.

Ismajli ka thënë se vullneti dhe besimi i qytetarëve janë garancia më e madhe se bashkë do ta kthejnë komunën tonë në rrugën e zhvillimit dhe të punës për Gjilanin e ri.

“Bashkë, do të punojmë për këto fshatra në projekte konkrete në infrastrukturë, arsim, bujqësi dhe shërbime më të mira për qytetarët.  Faleminderit shumë, Pogragja, Llovca, Bilinica, Kokajt, Sllubica dhe Stubllina. Bashkë, ecim rrugës drejtë rikthimit të bashkëqeverisjes me qytetarët tanë”, ka thënë Arbër Ismajli.