DYLON

Artan Cani në çdo situatë ka treguar përgjegjësi, humanitet dhe gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve

Artan Cani në çdo situatë ka treguar përgjegjësi, humanitet dhe gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Artan Cani është njëri nga kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Artan Cani thotë se shëndetësia është fusha e tij ku ai punon dhe vepron prej shumë vitesh.

”Jam njohës i mirë i menaxhimit shëndetësor dhe shëndetësia mbetet prioriteti im. Së bashku me kryetarin në ardhje, Arbër Ismajli, do të kujdesemi për një shëndetësi cilësore dhe të afërt për të gjithë qytetarët”, thotë Artan Cani i LDK-së.

Fjalë të mëdha për të, ka edhe Arbër Ismajli, kandidat i këtij subjekti politik për kryetar komune.

Ismajli thotë se farmacisti i suksesshëm nga Gjilani, Artan Cani, është njeri i jashtëzakonshëm, familjar i mirë, e mbi të gjitha, ndërmarrës i suksesshëm.

“Artani, në çdo situatë ka treguar përgjegjësi, humanitet dhe gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve. Bashkë me Artanin, do të jemi në dispozicion për ju në çdo ditë të bardha për demokracinë e qytetit tonë”, ka thënë Arbër Ismajli.