DYLON

Arbër Ismajli vazhdon aktivitetin e tij në terren, me nëndegët në Kishnapole-Gadish-Sllakoc

Arbër Ismajli vazhdon aktivitetin e tij në terren, me nëndegët në Kishnapole-Gadish-Sllakoc
Avatar photo Redaksia

/Arbër Ismajli, kandidat I LDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit/

***Vizita e radhës në Nëndegët Kishnapole-Gadish-Sllakoc, na gjeti pranë njerëzve të mrekullueshëm të kësaj ane, të cilëve u ka humbur shpresa për një jetë më të dinjitetshme nga problemet e shumta të cilat komuna duhet t’ju jap zgjidhje.

Nëndegët e këtyre anëve përcollën shqetësimet me zemër të thyer të banorëve të këtyre fshatrave.

Ata na informuan për mungesën e infrastrukturës, për papunësinë që po i detyron të rinjtë të ikin, për mungesën e mbështetjes për bujqësinë dhe për padrejtësitë që i kanë parë çdo ditë në 4 vite të qeverisjes aktuale.

Në anën tjetër, fryma që ndjehet në Kishnapole, Gadish e Sllakoc është e veçantë sepse banorët ende kanë shpresë.

Ata janë të bindur që ndryshimi është i mundur dhe ai besim do të jetësohet bashkë pas 12 tetorit.

Kishnapole, Gadish dhe Sllakoc, ju falënderoj nga zemra për besimin e shpërfaqur, për mikpritjen e ngrohtë dhe për fjalët e sinqerta.

Mesazhi juaj ishte i qartë dhe zotimi jonë është publik, që ne do të jemi gardian të realizimit të projekteve zhvillimore për pjesët e juaja!

BashkePerGjilan

ArberIsmajli #113