DYLON

Parashikimi i motit për këtë vikende

Parashikimi i motit për këtë vikende
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ky do të jetë parashikimi i motit për këtë vikend. Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

E shtunë:

EkoHigjiena

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 25-29°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.

E diel:

Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 25-29°C.

Do të fryjë erë nga veriperendimi, me shpejtësi 1 deri 6m/s.   /2LONLINE/