DYLON

Aleanca në Gjilan nis fushatën

Aleanca në Gjilan nis fushatën
Avatar photo Redaksia

/AAK-Gjilan/

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan ka nisur fushatën zyrtarisht për zgjedhjet lokale.

Nazim Gagica kryetari i AAK-së dhe kandidati i këtij subjekti për kryetar komune ka thënë se sonte po e hapin këtë rrugëtim nga zemra e Gjilanit me besimin e thellë se e ardhmja e fëmijëve tanë, rinisë sonë dhe familjeve tona do të jetë më e mirë.

“Bashkë me ekipin tim, jemi këtu me përkushtim, me dashuri për qytetin tonë dhe me vendosmëri që t’i kthejmë shpresën Gjilanit. Zgjedhja është në 174 – Dritë për Gjilanin. Urime hapja e fushatës zgjedhore, Gëzuar!”, ka thënë Gagica.

Për më tepër shih videon: