DYLON

Një muaj paraburgim Nebojsha Vujaçiqit

Avatar photo Redaksia

​Një gjykatës ndërkombëtar i procedurës paraprake ka miratuar kërkesën e prokurorisë dhe ka urdhëruar një muaj paraburgim, deri më 15 maj, për një të pandehur të arrestuar dje, njoftoi mbrëmë EULEX-i.

Bëhet fjalë për Nebojsha Vujaçiqin, i dyshuar për krime lufte në Kosovë, të kryera në shkurt të vitit 2000. Vujaçiq është person i afërt me ish-politikanin që po mbahet në paraburgim, Oliver Ivanoviqin.

EkoHigjiena

I pandehuri dyshohet të ketë kryer veprat penale të vrasjes së rëndë dhe tentim vrasjes së rëndë në shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Palët kanë të drejtë ankese.