Vetëvendosje: Bashkëpunimi me artistët na jep frymëzim dhe në të njëjtën kohë imazh ndryshe si qytet kulturëdashës
“Sot kemi pasur kënaqësinë që të vizitojmë atelienë e artistes tonë gjilanase Jalldëze Mustafa”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
Kryetari aktual i komunës Alban Hyseni, që në zgjedhjet e tetorit synon edhe një mandat, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 12 tetorit, i shoqëruar nga kandidatët për Kuvendin Komunal, kanë parë nga afër punimet e njërës prej artisteve më të mira që qyteti ynë i ka.
“Bashkë me të kanë folur edhe për projektet e realizuara në Kulturë në përgjithësi dhe për punët e mira që në të ardhmen do të jeni prioritet i yni. Bashkëpunimi me artistët tanë, që i kemi të shumtë, na jep frymëzim dhe në të njëjtën kohë imazh ndryshe si qytet kulturëdashës”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan. /2LONLINE/
