Nazim Mehmeti, ka dije, njohuri dhe përvojë, për të kontribuar në ndërtimin e Politikave Publike në Gjilan
Nazim Mehmeti është njëri nga kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Me nder dhe besë, gjatë mandatit, do të angazhohem në tri pika konkrete, e që janë kultura, sporti dhe përmirësimi i infrastrukturës lokale”, ka thënë Nazim Mehmeti.
Ndërkohë, edhe Arbër Ismajli, që është kandidat i këtij subjekti politik për kryetar komune ka thënë se edhe Nazim Mehmeti është njëri prej anëtarëve të ekipit fitues, me të cilët do të ecin bashkë për fitore.
“Nazim Mehmeti, ose siç e njeh qyteti, Nazim Atalanta, është personaliteti i rradhës i cili e pasuron listën tonë për Asamble Komunale”, ka thënë Ismajli.
Ai shtoi se Nazimi është qytetar i përkushtuar për të mirën publike në Gjilan, ndërmarrës i shkëlqyeshëm, e mbi të gjitha, njeri i afirmuar me të gjitha vlerat njerëzore e familjare.
“Nazimi është kuadro profesional i Zagrebit, i cili ka dije, njohuri e besa edhe përvojë, për të kontribuar në ndërtimin e Politikave Publike në Gjilan”, ka thënë Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar komune. /2LONLINE/
