DYLON

Arbër Ismajli vazhdon takimet mobilizuese për zgjedhjet e 12 tetorit

Arbër Ismajli vazhdon  takimet mobilizuese për zgjedhjet e 12 tetorit
Avatar photo Redaksia

Arbër Ismajli, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune, në zgjedhjet e 12 tetorit ka zhvilluar takime mobilizuese për zgjedhjet e 12 tetorit, si në Dobërçan, Kmetoc, Shillovë e Përlepnicë.

MENTALITETI QEVERISËS DUHET TË NDËRROHET PËRGJITHMONË

EkoHigjiena

Takimi me kryesinë e Nëndegës së Dobërçanit konfirmoi besimin dhe përkushtimin se zgjedhjet e 12 tetorit janë vendimtare për të ardhmen e Gjilanit.

Dobërçani asnjëherë nuk ka munguar kur ka qenë fjala për procese të mëdha, e as tash nuk po mungon.

Jeni dëshmi e mbështetjes së organizuar dhe për këtë ju jam mirënjohës e falënderues përgjithmonë.

Ju garantoj që bashkë do të jemi në këtë betejë dhe ju siguroj që zyra e kryetarit të komunës do të jetë zyra juaj.

Mentaliteti qeverisës duhet të ndërrohet përgjithmonë.

Bashkë me Dobërçanin, fitorja është realitet, e bashkë me këtë realitet, po kthehet besimi dhe shpresa në institucionet tona.

KMETOCI E SHILLOVA GJITHMONË KANË DITUR TË RRESHTOHEN PËR TË MIRËN E VENDIT

Kmetoci e Shillova janë dy pjesë të rëndësishme në zemër të Gjilanit, me njerëz që gjithmonë kanë ditur të rreshtohen për të mirën e vendit.

Bashkë me Nëndegën e Kmetocit dhe Nëndegën e Shillovës diskutuam për hallet dhe dertet e përditshme të qytetarëve, për nevojat e familjeve dhe për të ardhmen që duam ta krijojmë bashkë për një Gjilan më të mirë, e për një qytet më të bekuar.

Qytetarët e Kmetocit dhe Shillovës po japin shembull se si me besim, angazhim dhe vullnet, ndryshimi bëhet i pashmangshëm atëherë kur jemi bashkë.

Motivimi për angazhim për 12 tetor të qytetarëve të Kmetocit dhe Shillovës, do të jetë përkrahë nesh.

Ne i falënderojmë jashtëzakonisht shumë për frymëzimin që po na japin për t’i dalë në fund kësaj beteje të përbashkët.

Zotohem se do të jem përkrah jush, në çdo orë, e në çdo çast, për të mirën tuaj, të familjeve dhe të qytetin tonë të bekuar!

PËRLEPNICA, ME BINDJEN E PLOTË SE NDRYSHIMI ËSHTË I DOMOSDOSHËM DHE SE AI MUND TË BËHET VETËM KUR JEMI BASHKË

Përlepnica është fshat me histori, me traditë, me njerëz punëtorë e intelektual të veçantë, të cilët gjithmonë janë kryengritur në çështjet e padrejtësive dhe keqqeverisjeve.

Takimi me Nëndegën e Përlepnicës është dëshmia më e mirë e një pasqyrimi reflektiv mbi dëshpërimin që kësaj pjese ju ka bërë për katër vite nga pushteti aktual.

Qytetarët e kësaj pjese i kanë pasur dyert e mbyllura të komunës.

Kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të padëgjueshëm, e mbi të gjitha, pritshmëritë e tyre ju kanë shpërblyer me mjerim politik.

Nëndega Përlepnicë konfirmoi edhe njëherë që banorët e Përlepnicës janë duke u organizuar dhe mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e 12 tetorit, me bindjen e plotë se ndryshimi është i domosdoshëm dhe se ai mund të bëhet vetëm kur jemi bashkë.

Unë i falënderojë shumë për angazhimin dhe besimin.

Me këtë frymë dhe entuziazëm bashkëpunimi, Përlepinca do të jetë ndër shtyllat e fitores më 12 tetor.