Arbër Ismajli: LDK kudo e mobilizuar për fitore – Takime në Velekincë, “Blinajë”, Cërnicë, “Lagje e Vishnjeve”
Arbër Ismajli, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune, në zgjedhjet e 12 tetorit ka zhvilluar një sërë takimesh me kryesitë e disa nëndegëve.
Në këto takime si në Velekincë, “Blinajë”, Cërnicë dhe “Lagje e Vishnjeve’, ismajli ka thënë se vërehet një mobilizim i jashtëzakonshëm për një fitore, për rrugën e ndryshimit të mentalitetit qeverisës, për një qeverisje të drejtë, humane, e cila është e gatshme t’i realizojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve gjilanas…
VELEKINCA ËSHTË BESATUAR NË RRUGËN E NDRYSHIMIT TË MENTALITETIT QEVERISËS.
Velekinca është vendi ku historia takohet me njerëz kryengritës e të guximshëm të cilët janë besatuar në rrugën e ndryshimit të mentalitetit qeverisës.
Kryesia e Nëndegës Velekincë është zgjuar në këmbë për ta quar amanetin e këtyre njerëzve përpara.
Kjo pjesë është tërësisht e dëshpëruar për katër vite.
Asnjë investim, asnjë ndryshim, e besa, shumë dëshpërim e përplot zhgënjim.
Faleminderit kryesia e Nëndegës Velekincë që po bëni gjithçka në mënyrë që bashkë me Velekincën të dalim faqebardhë në këtë betejë.
Ju siguroj që gjithmonë do të jem pranë jush, në çdo orë e në çdo çast, në ditë të bardha të demokracisë, ditë të cilat po vinë pas datës 12 tetor.
Dashnia juaj për Gjilanin, ngado që po shkojë, si flakë po shkëlqen, me vullnet e besë, ndryshimi po vjen!
KRYESIA E NËNDEGËS BLINAJA GJITHMONË KA QENË E GATSHME T’I PRIJË PROCESEVE NË TË MIRË TË QYTETIT E TË BASHKËQYTETARËVE
Kryesia e Nëndegës Blinaja gjithmonë ka qenë e gatshme t’i prijë proceseve në të mirë të qytetit e të bashkëqytetarëve.
Përgjatë takimit të sotëm me ta, edhe njëherë më konfirmuan që janë të gatshëm që t’i prijnë këtij procesi të përbashkët, i cili pritet të na jep një rezultat masovik.
I ndëgjova për së afërmi kërkesat dhe nevojat urgjente që ka kjo nëndegë për këtë lagje, dhe ju garantova që bashkërisht, do t’i zgjidhim të gjitha ato.
Banorët e kësaj lagje janë të lodhur nga keqqeverisja, nga mungesa e transparencës, mungesa e investimeve, e mbi të gjitha, nga mbyllja e dyerve të komunës për këtë pjesë.
Unë i falënderojë jashtëzakonisht shumë për këtë pritje dhe ju sugjeroj që të durojmë edhe pak sepse dita e vendimmarrjes qytetare po vije me 12 tetor.
Më pastaj, përkushtimi ynë ndaj qytetarëve nuk do të ndalet më asnjëherë, sepse besimin duhet ta kthejmë me punë e shumë përgjegjësi.
CËRNICA NA DHA KURAJO DHE ENTUZIAZËM QË TË MOS NDALEMI ASNJËHERË NË KAUZËN TONË TË PËRBASHKËT DREJT FITORES
Nga Cërnica kanë lindur shumë veprimtarë të cilët i kanë dhënë shumë qytetit tonë.
Ata njihen për mikpritjen dhe dashninë e madhe që e kanë për Gjilanin.
Edhe ky takim me kryesinë e Nëndegës Cërnicë na dha kurajo dhe entuziazëm që të mos ndalemi asnjëherë në kauzën tonë të përbashkët drejt fitores së madhe të 12 tetorit.
Cërnicasit, tanimë, kanë vendosur të organizohen drejtë interesave të përbashkëta për një qeverisje të drejtë e parimore, dhe të largojnë përfundimisht pushtetarë të cilët interesin personal e partiak e kanë para qytetarëve.
Kryesinë e Nëndegës së Cërnicës i falënderojë përzemërsisht dhe ju garantoj që vetëm bashkë do ta bëjmë ndryshimin e merituar.
Kjo rrugë edhe pse ka qenë e gjatë me 4 vite dështim dhe skandale të përditshme, përfundimisht ka dritë në fund të tunelit.
BASHKË DERI NË REALIZIMIN E SYNIMIT TË PËRBASHKËT PËR NJË QEVERISJE MË TË DREJTË, MË HUMANE, E GATSHME T’I REALIZOJË KËRKESAT DHE NEVOJAT E QYTETARËVE
Jemi bashkë në takimin e radhës me kryesinë e Nëndegës së Lagjes së Vishnjeve, banorët e së cilës janë të harruar nga ana e qeverisjes lokale.
Bashkëbiseduam për të mirat publike që mund t’i bëjmë për këtë lagje dhe mënyrat se si mund ta përmirësojmë jetën e përditshme të këtyre banorëve.
Kjo lagje, e sheh të ardhmen më ndryshe, me më shumë punë dhe më shumë angazhim nga ana e komunës për t’i zgjidhur problemet dhe hallet e tyre.
Ky takim, më konfirmoi edhe më shumë motivin për të qenë në shërbim të qytetarëve, sepse, marrja e përgjegjësisë dhe shpërblimi me mos punë, nuk do të përkojë asnjëherë me karakterin tonë të ri qeverisës.
Mobilizimi dhe përkushtimi i kësaj kryesie për zgjedhjet e 12 tetorit tanimë ka marrë përmasa tek banorët e kësaj lagje.
Faleminderit dhe shumë mirënjohës për përkushtimin e kryesisë së kësaj nëndege.
Jemi bashkë në këtë rrugëtim deri në realizimin e synimit tonë të përbashkët për një qeverisje më të drejtë, më humane, dhe e cila është e gatshme t’i realizojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë.
