DYLON

Qendra e Mirëqenies së Gruas në Gjilan – Një e drejtë e mohuar!

Qendra e Mirëqenies së Gruas në Gjilan – Një e drejtë e mohuar!
Avatar photo Redaksia

Mrika Krasniqi Shala, e cila është kandidate për Asamblenë Komunale në listën e PDK-së, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, thotë se ndjenë dhimbje dhe shqetësim të thellë që qyteti ynë ende nuk ka një Qendër të Mirëqenies së Gruas e cila plotëson të gjitha shërbimet,

Sipas saj, në shekullin e barazisë dhe të drejtave të njeriut, gratë e Gjilanit mbesin pa një strehë të sigurt, pa mbështetje profesionale dhe pa hapësirë për fuqizim.

EkoHigjiena

Mrika Krasniqi Shala pyet, se sa gra kanë përjetuar dhunë dhe nuk kanë pasur ku të trokasin? Sa nëna kanë mbetur pa përkrahje e pa këshillim? Sa vajza kanë humbur mundësi, vetëm pse mungon një institucion që kujdeset për to?, për të shtuar se, kjo është padrejtësi e madhe dhe pasojë e një qeverisjeje komunale që nuk e ka parë gruan si prioritet.

“Unë besoj fuqishëm se fuqizimi i gruas është themeli i një shoqërie të fortë. Për këtë arsye, si kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit, zotohem se ngritja dhe funksionalizimi i Qendrës së Mirëqenies së Gruas do të jetë një nga betejat e mia kryesore.  Kjo qendër do të jetë: Strehë për gratë e dhunuara, Mbështetje psikologjike dhe ligjore, Hapësirë për trajnime dhe fuqizim ekonomik, Zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi. Sepse pa gruan e fuqizuar, nuk ka familje të fortë. Pa familje të fortë, nuk ka as qytet të fortë”, thotë Mrika Krasniqi Shala. /2LONLINE/