Arbër Ismajli shprehet falënderues për mikpritjen e mrekullueshme që ua bënë bashkatdhetarët në Zvicër
“Ndjenjë super fantastike të jem në mesin e bashkatdhetarëve tanë në Zurich të Zvicrës”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai bëri të ditur se bashkë me nënkryetarin e LDK-së, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Lutfi Hazirin, patën kënaqësinë të bashkëbisedojmë me shumë gjilanas në Zurich.
“Faleminderit nga zemra prej organizatorëve Ramadush Emini, Shadie Shkodra dhe Haki Byqmeti, e secilin bashkëveprimtarë edhe përtej LDK-së, të cilët kanë marrë pjesë në këtë takim. Ju pres në Gjilanin tonë të festojmë së bashku fitoren e madhe. Faleminderit miliona herë për këtë pritje të mrekullueshme”, thotë Arbër Ismajli, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit, synon postin e të parit të komunës duke qenë kandidat i LDK-së për kryetar komune. /2LONLINE/
