DYLON

Alban Hyseni: Në takimet tona me mërgatën marrim energji pozitive për rrugën tonë drejt fitores

Alban Hyseni: Në takimet tona me mërgatën marrim energji pozitive për rrugën tonë drejt fitores
Avatar photo Redaksia

Alban Hyseni, që si kandidati i Vetëvendosjes, synon edhe një mandat të kryetarit të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e 12 tetorit, ka thënë se takimet me mërgatë janë gjithmonë të veçanta ngase marrin energji pozitive për rrugën drejt fitores.

Hyseni ka bërë me dije se në Aargau të Zvicrës u pritën mirë dhe takuan shumë bashkëvendës që janë të gatshëm të kontribuojnë për Gjilanin, si dhe ofruan mbështetje që më 12 tetor të vulosin fitoren e tij.

EkoHigjiena

“Mërgata jonë gjithherë ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qytetit, andaj bashkë me ta do t’i vazhdojmë punët e mira”, ka thënë Alban Hyseni.  /2LONLINE/