DYLON

Arbër Ismajli do të realizojë takime edhe me bashkëqytetarë gjilanas që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër

Arbër Ismajli do të realizojë takime edhe me bashkëqytetarë gjilanas që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, Arbër Ismajli, i cili njëherësh është edhe kandidat i këtij subjekti për kryetar komune, në zgjedhjet e 12 tetorit, ka bërë me dije se do të ketë takime të rëndësishme me bashkëqytetarët tanë gjilanas që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

“Bashkë me nënkryetarin e LDK-së dhe deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Lutfi Haziri, do të zhvillojmë dy takime të rëndësishme me bashkëqytetarët tanë gjilanas që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër”, ka thënë Arbër Ismajli.

EkoHigjiena

Sipas tij, takimet e parapara:

Takimi i parë
Data: 04.09.2025
Ora: 20:00
Adresa: My Garage, Pro sa 19, Pré de la Fontaine, 1242 Satigny, Genève, Suisse

Takimi i dytë
Data: 06.09.2025
Ora: 20:00
Adresa: Industriestrasse 14, 8305 Dietlikon, Schweiz

“Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të ndani me ne idetë, vizionin dhe përkrahjen tuaj për të ardhmen e Gjilanit”, ka thënë  Arbër Ismajli, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit, synon postin e të parit të komunës duke qenë kandidat i LDK-së për kryetar komune.  /2LONLINE/