Njoftim për Ndërprerje të Furnizimit me Ujë – Zona: Zhegër
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
Njoftim për Ndërprerje të Furnizimit me Ujë
Zona: Zhegër
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se për shkak të një zjarri të shkaktuar nga persona të pandërgjegjshëm në arat e korrura, është dëmtuar trafostacioni elektrik që furnizon me energji elektrike stacionin e pompimit të ujit.
Për pasojë, furnizimi me ujë për konsumatorët në Zhegër do të ndërpritet deri në sanimin e këtij defekti.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju sigurojmë se ekipet tona do të dalin në terren për të rikthyer furnizimin sa më parë që të jetë e mundur.
Me respekt,
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
