DYLON

Hidromorava: Parandalimi i keqpërdorimit të ujit të pijshëm

Hidromorava: Parandalimi i keqpërdorimit të ujit të pijshëm
Avatar photo Redaksia

Njoftim – Parandalimi i keqpërdorimit të ujit të pijshëm

Të nderuar konsumatorë,

EkoHigjiena

Bazuar në vendimin e Autoritetit Rregullator për Ujëra dhe legjislacionin në fuqi, përfshirë Rregulloren për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit dhe Rregulloren për Shkyçje, si dhe duke pasur parasysh temperaturat e larta gjatë sezonit veror dhe rritjen e konsumit të ujit, ju njoftojmë se përdorimi i ujit të pijshëm duhet të bëhet vetëm për nevoja esenciale dhe të autorizuara, me qëllim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.

⛔ Përdorimi i ujit të pijshëm për qëllime si:

Larja e rrugëve, trotuareve dhe automjeteve

Ujitja e kopshteve dhe tokave bujqësore

Mbushja e pishinave

Ose për çdo qëllim tjetër të paautorizuar

✅ Konsiderohet keqpërdorim dhe ndalohet rreptësisht.

? Për këtë arsye, KRU Hidromorava do të rrisë kontrollet në terren dhe do të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj rasteve të keqpërdorimit, përfshirë ndërprerjen e furnizimit me ujë pa paralajmërim.

?‍?‍? Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve dhe do të koordinohemi me institucionet lokale për të parandaluar keqpërdorimin dhe për të garantuar furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë për të gjithë.

? Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Me respekt,

KRU Hidromorava – Gjilan