Muharrem Shahiqi, nismëtari i zhvillimeve të mëdha kulturore
Muharrem Shahiqi, nismëtari i zhvillimeve të mëdha kulturore.
Artisti i përmasave kombëtare i cili çimentoi themelet e Teatrit të Qytetit në Gjilan
1927 – 1997
Nga Isak N. Bilalli
I ardhur nga malësia e thellë e Dardanës, Muharrem Shahiqi është nga të rrallët kohës që kishte guximin të mendonte për të arritur aty ku nuk imagjinohej nga shumica e bashkëkombësve dhe më gjerë. Falë kurajës së tij të pashoq dhe guximit për mbështetje që vinte nga familja e tij, Muharrem Shahiqi që në shkollë të mesme bëri atë që askush nga gjenerata e tij nuk e beri dot, duke u regjistruar me kohë të pjesshme fillimisht në Prizren dhe pastaj vazhdoi shkollimin në Beograd me qëllimin për t’i siguruar vetes arsim cilësorë, veprim që për kohën ishte shumë i pazakontë. Këto janë fillesat e të riut, Shahiqi që thellë në brendi kishte të trashëguar dashurinë për atdheun i cili arriti përmes thellimit të njohurive në letërsi e art, të ngris e ringris nivelin e vetëdijes kulturore me punën e tij të palodhshme deri sa u nda nga jeta.
Edukimi i tij dhe familjarizimi me trendet urbane të kohës, ishte në vetvete një arritje për të cilën ai si i ri e kishte kuptuar me kohë që ishte gjëja e duhur që duhej bërë respektivisht orientimi i tij në shkollim ishte investim i tej çmuar për te sepse provinca nga ai vinte kishin nevojë për një mendje të tillë në mënyrë që shoqëria Kosovare të ndiqte ritmet e reja zhvillimore të artit dhe kulturës në përgjithësi në sistemin politik që ndodhej.
Në fakt, (mos) zhvillimi kulturorë ishte brenga e tij që e shqetësonte sepse gjatë shkollimit të tij takonte rrugëve të Beogradit vetëm sharrëxhinj, hallexhinj e hamej që punonin për bukën e gojës të cilët qanin hallin e tyre për ekzistencë, situate e cila e vinte në siklet dhe e bënte të thellohej në meditim. Ne këto rrethana i ndjeri bashkë vuante me këta njerëz dhe vriste mendjen se çfarë mund të bënte më shumë. Kjo gjendje e rënduar varfërie e bashkombasve të tij ishte brenga që ai e barte në kurriz gjatë gjithë kohës e që me kalimin e kohës u shndërrua në motiv shtesë që ai ta kërkonte këtë ndryshim me ngulm përmes botës së artit. Ai ishte koshient që në Kosovë dominonte stagnimi ekonomiko kulturorë dhe kjo gjendje nuk mund të zgjidhej me shkop magjik por puna e parë që duhej bërë sipas tij ishte të shpërfaqej kjo brengë për të artikuluar nevojën për ndryshim dhe mënyra më e mirë ishte të shprehej përmes artit skenik. Dhe kështu bëri, ai këtë objektiv e shndërroi në mision që brengën e popullit të tij ta paraqiste në skenë.
Nisur nga këto motive Muharrem Shahiqi filloi rrugëtimin e tij profesional që me plot gojën për kohën ishte një mision i pamundur dhe në shikim të parë pothuajse krejt imagjinar dhe i pa bëshëm. Por, njohja e përkryer e gjuhëve sllave dhe shkollimi në këtë gjuhë e bën atë një nga njohësit më të mirë të kulturës, shkollës teatrale dhe kinematografisë Jugosllave, të cilën ai e njihte në hollësi por atë e mundonte tendenca e shumë regjisorëve ultra-nacionalistë që mundoheshin ta quanin kulturën sllave si prevaluese pa i dhënë hapësirë artit e kulturës shqiptare. Por i ndjeri nuk mendonte si shumica e artbërësve Jugosllav që ishin hapur tendencioz dhe shpërfillës ndaj shqiptarëve prandaj arsyeja që ai ndodhej në ato ambiente ishte vetëm për të nxjerrë ne pah kulturën e vendit të tij te origjinës në nivelet më të larta të mundshme.
Muharrem Shahiqi ishte një nga njohësit më të mirë të kohës dhe gjithë këto njohuri të thelluara të kombinuara me guximin intelektual e bënë atë të ishte një nga fytyrat publike më të pëlqyera me potencial të lartë artistik e kreativ, i cili pa mëdyshje në këtë kolazh në qendër e kishte të vendosur kulturën dhe artin shqiptarë.
Pas kthimit nga Beogradi, Muharrem Shahiqi vendoset në Shkup ku bashkë me bashkë-kohanikët artdashës Mark Marku dhe Zija Berisha themelojnë Teatrin amator si një nga fanarët e parë të kulturës shqiptare ku dashamirësit e skenës mund të tuboheshin dhe të shihnin e dëgjonin shqip. Ky teatër amator nuk ishte i mjaftueshëm, ndaj edhe i ndjeri synonte diçka më të madhe, diçka që do e rriste nivelin e kulturës dhe të artit në përmasa të barabarta dhe konkurruese me art bërësit sllavo maqedonas që e trajtonin veten dhe kulturën e tyre më të avancuar. Kjo arritje ne sytë e tij ishte vetëm fillimi i mega-projektit më të madh që do i jepte shtysë zhvillimit kulturore ndër shqiptarë
Ai u bë nismëtari në identifikimin e orientimit politik në të cilin thuhej teorikisht se të gjithë kombet e etnitetet e ndryshme në Jugosllavi të jenë të barabarta dhe shpejt ra në kontakt me strukturat e pushtetit të atëhershëm në RSFJ të Maqedonisë dhe dorëzoi kërkesën për formimin e institucionit kulturore respektivisht themelimin e Teatrit Profesionist ku të gjitha kombësitë, apo pakicat kombëtare të Republikës së Maqedonisë të kenë institucionin e tyre qe me pas mori emrin Teatri i Pakicave Kombëtare, bazuar nga kjo nismë. Ky vendim politik kërkonte mobilizim dhe angazhim profesional intensiv jo vetëm të tij por edhe të artdashësve tjerë shqiptare të cilët iu bashkuan shpejt për ta themeluar dhe ta mbajtur gjallë këtë teatër.
Për ta mbajtur gjallë këtë tempull te ri, erdhën shumë emra të njohur që luajtën në skene si: Zija Berisha, Agron Berisha, Fetah Mehmeti (Gjilan), Luan Ahmeti (Gjilan), Ismajl Rama (Ferizaj), Sylejman Loka (Gjakovë), Silvana Bajqinovci, (Gjilan), Bajrush Mjaku (Kacanik), Muharem Qena (Prishtinë) te cilët, bashkë me bacën Mujë arritën te qojnë këtë institucion drejt konsolidimit dhe qëndrueshmërisë. Muharem Shahiqi, shërbeu ne këtë teater gati tre dekada, institucion qe përveç se ishte fabrike ku shfaqej e prezantohej kultura shqiptare ne njëfarë forme këtu ishte edhe shtëpia e elitës intelektuale të shqiptarëve në Jugosllavinë e atëhershme.
Teatri respektivisht skena për te ndjerin Muharrem Shahiqi ishte gjithçka dhe e gjitha që i duhet një populli pa të cilën një komb as nuk mund të qëndrojë por as nuk mund të ekzistojë. Pikërisht për shkak të këtyre idealeve të forta që kishte ai i ka shërbyer skenës me dashuri maksimale duke mbuluar çdo segment të realizimit të shfaqjes/eve kurdo që ka qenë nevoja. Muharrem Shahiqi trajtohet si nismëtar i gjithçkaje që ka të bëjë me atë se çfarë shfaqet në skenë, here duke qenë aktor, regjisore apo edhe autor i shkrimeve letrare e dramave të vena në skenë, skenarist e realizator i programeve televizive dhe gjithashtu pjesëmarrës i filmave të ndryshëm përfshirë edhe ata artistik të metrazhit të gjatë.
Prioriteti i parë dhe më i dashur për te ishte interpretimi në skenë sepse roli i aktorit në skenë është i barabarte me rolin e zemrës në trupin e njeriut pa të cilin organ nuk funksionon asgjë ndaj dhe ky krahasim flet për natyrën e tij të brendshme për të cilin aspekt flet aktori dhe familjari Sabedin Shahiqi: “I ndjeri xhaxhai im, Muharrem Shahiqi ishte një artist i përmasave kombëtare me ideal të fortë profesional. Para ndonjë sfide apo vështirësie ku të gjithë bien e rrëzohen, ai arrinte të qohej menjëherazi sepse nga çdo rrëzim vinte me fuqi të reja dhe me këmbëngulësi më të forta për të arritur majat e suksesit në projektet që kishte para vetes”. Ai thoshte gjithmonë “Aktori duhet të vdes disa herë në rolin e tij dhe për rolin e tij” postulat i cili tregon për karakterin e tij të fortë dhe vështrimin e pa kompromis që aktori në skenë duhet të jap maksimumin. Si artist, ai përjetimin në skenë e kishte të thellë me doza ekspresiviteti që dinte ta shfaqte qofte si aktor por edhe si regjisor.
Teatri i Gjilanit e njeh Muharrem Shahiqin si regjisorin më të shquar bashkë me virtuozin Fetah Mehmetin të cilët së bashku hodhën lopatat e para në themelet e Teatrit të qytetit drejt bërjes profesional. Ishte viti 1976, kur baca Mujë (siç e thërrisnin te gjithë) vendos të kthehet në Gjilan me qëllimin e palëkundur që e kishte në kokë, të formojë Teatrin e Qytetit të Gjilanit sepse deri atëherë kishte pasur vetëm përpjekje të grupeve amatore për të shfaqur diçka në skenë por jo diçka serioze që do të thuhej se i përkiste natyrës dhe misionit që ka një Teater i mirëfilltë. Këtë e vërteton historiografia e paraqitur në ballinë të këtij institucioni ku thuhet “ me ardhjen e Muharrem Shahiqit nga Teatri i Kombësive të Shkup-it dhe angazhimin profesional të Fetah Mehmetit, u dhanë impulse të fuqishme dhe u vunë themelet e teatrit profesionist. Teatri i Gjilanit, de facto u shndërrua në institucion profesionist, ndonëse strukturat e pushtetit nuk ia jepnin këtë status zyrtar”.
Krijimtaria e bacës Mujë është më shumë se një aktori e regjisori sepse ai është një nga krye themeluesit e dy teatrove më të rëndësishëm në trojet shqiptare që sot kanë gjithandej shenjat e gishtërinjve të tij kudo. Krijimtaria e tij nuk ka se si të mos interpretohet ndryshe përveç se mbresëlënëse dhe unike për nga lloji duke ngjitur shkallët hierarkike prej të qenit një djaloshar artdashës, aktor i denjë dhe regjisor i shkëlqyer që vuri në shërbim potencialin krijues në funksionim të teatrit si tempull kulture.
Ne teatrin e Gjilanit, ai vuri në skenë shumë shfaqje të cilat emërues të përbashkët kishin ngritjen e nivelit artistik të arritur deri në atë superior, shfaqje të cilat arritën të konkurrojnë në kompeticionet republikane e federative të kohës. Gjatë kësaj krijimtarie aktive në Gjilan ai arriti të zhvillojë paralelisht komeditë dhe tragjeditë si zhanre artistike të ndryshme në të cilat aktore të shumtë që ju bashkuan teatrit me shumë sukses realizuan këto projekte interesante dhe të dashura për publikun.
Gama e roleve të luajtura në skenë, regjitë e shumta në teater, film e televizion janë një opus i gjerë që vetë përshkruajnë dimensionin e këtij artisti i cili në kohët më të vështira dhe më të duhura kishte vullnetin e hekurt për të krijuar dhe për të dhuruar art e kulturë.
Duhet përmendur që edhe gjatë kohës sa Muharrem Shahiqi vepronte në teatrin e kombësive në Shkup, ai asnjëherë nuk e ka zhvilluar krijimtarinë a tij artistike vetëm brenda për brenda mureve të këtij teatri por gjithmonë ka nxitur dhe realizuar bashkëpunime me artistë dhe krijues nga Gjilani dhe e gjithë Kosova.
Bashkëpunimet e tij janë të shumta me Televizion e Prishtinas-TVP, kineastet dhe regjisorët që punonin në industrinë e kinematografisë së Kosovës-Kosova Film si dhe me regjisorë, producentë e aktore të ndryshëm që realizuan projekte të estradës dhe projekte të tjera të panumërta artistike të kohës.
Muharrem Shahiqi, krijimtaria nder vite
Tituj të veprave
Vrragë e kunorë-Shkup 1963
Fjollat-Shkup, 1968
Në mes të dy kohëve-Shkup,1972
Vdekja në tren-Shkup,1972
Barkë ndër dallgë-Shkup, 1976 e të tjera.
Filmografia
Qesh e ngjesh (1982) (TVP)
Era e Lisi (1979)
Kosovafilm (mini seri) (TVP)
Kopshti i pleqërisë (1979)
Shfaqjet teatrale
“Miu në xhep” H. Sylejmanit,
“ Dasmë në luftë” M. Jero,
“Dasmë pa nuse”,
“Kutija muzikore” Nakamura Shinikiqi,
“Çertifikata e kurorizimit” E. Robles,
“Aradha qiellore” Leboviq-Obrenoviq,
Hotel kashta, 1977
