DYLON

Riad Rashiti: Gjilani po mbytet në kaos, e kryetari i komunës po bredh fshatrave për foto

Riad Rashiti: Gjilani po mbytet në kaos, e kryetari i komunës po bredh fshatrave për foto
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti, kreu i Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Dega në Gjilan, ka vazhduar ta vë nv thumb të kritikës, qeverisjen në Gjilan, përkatësisht kreun e komunës.

“Qyteti është kthyer në rrëmujë totale me rrugë të shkatërruara, papastërti, qen endacakë në çdo qoshe, bllokim komunikacioni dhe zero investime serioze. Qendra e qytetit duket si e braktisur, e gjelbërimi është bërë shkrum e hi prej mosujitjes e neglizhencës”, ka thënë në një reagim të tij, Rashiti i PDK-së.

EkoHigjiena

E ndërkohë,  thotë Rashiti, kryetari i komunës s’ka kohë për qytetin, por, po bredhë nëpër fshatra, bën ndonjë punë të lodhtë kinse po nisë projekte të reja, veç sa për me dalë bukur në ndonjë foto për propagandë, se në qytet s’ka më as ku me u fotografu pa u zhgënjy.

“Diaspora që po vjen sivjet, kurrë më keq nuk e ka përjetu Gjilanin. Gjysma s’mund ta njohin qytetin nga mjerimi e katandisja që e ka kaplu. Gjilani s’ka nevojë për show, po për punë të ndershme. Boll ma me mashtrime, foto boshe e propagandë për sy e faqe”, thotë Riad Rashiti, i pari i PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/